Skuadra e Chelseat ka parakaluar Manchester Unitedin dhe Liverpoolin në garën për transferimin e mesfushorit Enzo Fernandez. Në fakt, gazeta portugeze “Record” ka shkruar të mërkurën se Chelsea është favorit për shërbimet e 21-vjeçarit. Madje, thuhet se londinezët i kanë ofruar Benficas 120 milionë euro për Fernandezin, të cilin po synojnë ta transferojnë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Fernandez e fitoi titullin e botës me Argjentinën dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut të Katarit.
Ai ka kontratë me Benfican deri në vitin 2027, ndërsa ekipit portugez iu bashkua para fillimit të këtij sezoni nga River Plate për 15 milionë euro.