Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benfica nuk e liron Fernandezin

Trajneri Roger Schmidt ka thënë se Enzo Fernandez do të mbetet pjesë e Benficas, pavarësisht interesimit nga Chelsea. “Sky Sports” raporton se klubi nga Londra ka rritur çmimin për futbollistin argjentinas.

Për mesfushorin 22-vjeçar nuk është vetëm Chelsea që ka shfaqur interesim. Në garë janë edhe Liverpooli, Real Madridi, Manchester Unitedi dhe PSG-ja. Me klubin portugez, fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Ai në 28 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime. Vlera e futbollistit të Benficas në tregun e transferimeve është 55 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm