Paris Saint-Germaini raportohet se është duke monitoruar situatën e Ryan Sessegnonit dhe Alex Sandros.
Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka shtyrë parisienët që të mendojnë për përforcimin e ekipit gjatë kësaj vere.
Sipas “L’Equipe”, dy mbrojtësit e krahut janë në listën e transferimeve të ekipit francez, edhe pse Sessegnon është vetëm 17-vjeçar.
PSG-ja duhet të përgatit një ofertë prej 70 milionë funteve për Sandron e Juventusit, derisa Fulhami nuk do ta lëshojë për një çmim të lirë të riun anglez.