Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja fiton në fund, falë golit të Mbappes

Kylian Mbappe ka shënuar gol në minutën e 93-të të ndeshjes. Ai u asistua nga Lionel Messi.

Me golin e Mbappes në minutën e tretë të kohës shtesë, Paris Saint-Germaini të premten mbrëma fitoi me shumë mund përballë Rennesit.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 24-t të elitës së futbollit francez.

PSG-ja është lider i padiskutueshëm në Francë. Ka 59 pikë, 16 më shumë se Marseille i vendit të dytë.