Paris Saint-Germani ka fituar një pikë me shumë mund përballë Rennesit. Ndeshja përfundoi baras 1:1, ndërsa i takoi javës së 23-të të Ligue 1 të Francës. Parisi shënoi golin e barazimit nga penalltia në minutën e 97-të. I saktë nga pika e bardhë ishte Gonçalo Ramos.
Në disavantazh, Parisi ishte nga minuta e 33-të. Golin për Rennesin e shënoi algjeriani, Amine Gouiri.
Por PSG-ja i shpëtoi disfatës në minutën e 97-të me golin e realizuar nga penalltia. Te PSG-ja titullar ishte ylli francez, Kylian Mbappe.
Por sulmuesi më i mirë i ekipit u zëvendësua në minutën e 65-të. Mbappe raportohet se gjatë verës do t’i bashkohet Real Madridit. PSG-ja mbetet në vendi ne parë me 54 pikë, kurse Rennes në vendin e shtatë me 35 pikë.