Rennes i ka dhënë fund serisë prej tetë fitoreve radhazi të Paris Saint-Germainit në Ligue 1, duke e mposhtur me rezultat 2:0.
Rennesi shënoi golat në fund të pjesës së parë dhe në fillim të pjesës së dytë, me Gaetan Laborden respektivisht Flavien Tait.
PSG-ja, që në përbërje kishte treshen Mbappe – Neymar – Messi, nuk arriti ta bënte as edhe një goditje drejt portës për 90 minuta. Mbappes iu anulua një gol për pozitë jashtë loje në minutën e 68-të.
PSG-ja mbetet në vendin e parë me 24 pikë, ndërsa Rennes ka 12 pikë në vendin e shtatë.