Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja mposhtet në shtëpi

Paris Saint-Germaini ka pësuar disfatë me rezultatin 2:0 në shtëpi nga skuadra e Rennesit.

Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të Ligue 1 të Francës. Rennesi golin e parë e shënoi në minutën e 45-të, nëpërmjet Karl Toko Ekambit, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 48-të për 2:0 realizoi Arnaud Kalimuendo.

Ylli argjentinas, Lionel Messi dhe ai francez, Kyliane Mbappe luajtën deri në fund të takimit, por asnjëri prej tyre nuk arriti ta ndihmoj Parisin në ndeshjen ndaj Rennesit. PSG-ja mbetet në vendin e parë me 66 pikë, kurse Rennesi u ngrit në vendin e pestë me 50 pikë.