Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rennesi shokon Parisin

Ndonëse me të gjithë yjet në përbërje, Paris Saint-Germaini ka pësuar humbje tjetër në Ligue 1.

Të dielën mbrëma PSG-ja pësoi 1:0 në udhëtim te Rennesi, që ka vazhduar serinë e fitoreve si vendas. Ndeshja i takoi javës së 19-të të kampionatit francez. Goli i minutës së 65-të ishte vendimtar. Mbrojtësi Hamari Traore ishte realizator.

Lionel Messi e Neymar startuan te Parisi, ndërsa Kylian Mbappe u aktivizua në pjesën e dytë.

Por pa sukses. Për Parisin është humbja e dytë këtë vit. Tani udhëheq me 47 pikë, tri më shumë se Lensi. Rennesi është i pesti me 37 pikë.