Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja dorëzohet për Mbappen

Drejtuesit e Paris Saint-Germainit raportohet se janë dorëzuar për Kylian Mbappen.

Sipas mediave franceze, Mbappe ka refuzuar rinovimin e kontratës, e cila i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Krerët e klubit parisien nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen me yllin francez që nuk dëshiron të mbetet te PSG-ja.

23-vjeçari gjatë verës pritet t’i bashkohet Real Madridit si futbollist i lirë.

Këtë edicion, ylli francez ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 15 asistime në të gjitha garat.