Pronari i klubit të madh rumun, FCSB, Gigi Becali, është pishman që nuk e ka transferuar Ermal Krasniqin.
Krasniqi kishte ndeshje të madhe ndaj FCSB-së, të shtunën mbrëma në fitoren 4:0 të Rapid Bukureshtit. Krasniqi kishte një gol të bukur e një asistim. Ai u transferua te Rapidi nga Cluji rumun. Edhe FCSB ishte interesuar për Krasniqin, por në fund Becali dëgjoi shtabin teknik që nuk ishte për transferimin e kosovarit.
“Kam dashur ta sjell Krasniqin, por dikush nga stafi më tha që ai nuk po luan te CFR Cluj. Nuk do ta dëgjoj më askënd. Më thanë që nuk po luante te CFR. Nuk do ta dëgjoj stafin më. Krasniqi është lojtari më i mirë i tyre”, ka thënë Becali për Prima Sport1.
Te Rapidi, Krasniqi ka katër gola e tri asistime në tetë paraqitje.
FCSB është lider në kampionatin rumun.
-
Pronari i Clujit: Nuk pendohem që e shita Krasniqin
-
Pronari i Steaua Bukureshtit vlerëson lart Ermal Krasniqin
-
Menaxheri rumun thotë se Krasniqi nuk ka vend në Lazio
-
Pronari i kampionit rumun me deklarata tjera interesante: Djajtë kanë bërë punën e tyre
-
Pas humbjes së katërt rresht pronari i kampionit rumun ka tjetër mendim: A ju dukem idiot?