Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pronari i Clujit: Nuk pendohem që e shita Krasniqin

Ermal Krasniqi

Pronari i Clujit, Nelu Varga ka thyer heshtjen dhe ka folur për shitjen e Ermal Krasniqit te Rapid Bukureshti për një çmim pesë herë më të ulët se ai i dëshiruari. 

Kishte raportime se Lazio ishte prej skuadrave që ofroi 5 milionë euro për kartonin e Krasniqit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, Varga nuk është penduar që ka hequr dorë nga Krasniqi. 

Ai ka shpjeguar për “Pro Sport” se si është marrë ai vendim. 

“Nuk jam penduar që e kam shitur. Ishte një marrëveshje e mirë, vlerë për paratë. Ai është një lojtar i mirë me potencial për momentin, por nuk mund ta vlerësoni më lart nëse ai nuk paraqitet vazhdimisht mirë. Është lojtar i vlefshëm,  jo konstant", ka thënë pronari i Clujit, Varga. 

Krasniqi në edicionin e parë pati shënuar pesë gola e dy asistime për Clujin, ndërsa në edicionin e dytë në 17 ndeshje nuk shënoi asnjë gol. Pati vetëm dy asistime. Te Rapidi për nëntë ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë.