Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prizreni-16 bindshëm ndaj Dritës

Prizreni-16 e ka mposhtur bindshëm skuadrën e Dritës në kuadër të xhiros së 11 të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e luajtur të enjten në Gjilan, skuadra prizrenase ka fituar me rezultatin e thellë 109:90.

Me këtë triumf, Prizreni-16 është ngritur në kuotën e 17 pikëve derisa Drita ka mbetur e fundit në tabelë me 11 pikë pas 11 humbjeve rresht këtë edicion dhe mbetet ekipi i vetëm në elitë që nuk di për fitore.

Më i dalluari te Prizreni-16 në këtë fitore, ishte Arti Hajdari që shënoi 28 pikë, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe Ivan Koleviq me 23 pikë e 14 asistime ndërsa Urim Zenelaj shtoi 18 pikë e 16 kërcime.

Te skuadra e Dritës, katër basketbollistë e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Ndërsa, më i dalluari ishte Isiah Johnson me 22 pikë të shënuara, i përcjellë nga Bardh Jakupi (21), Marcus Myers (18) dhe Qëndrim Demi (16).