Fitore 92:91 ka shënuar të hënën mbrëma skuadra e Dritës së Gjilanit ndaj Proton Cable Prizrenit. Ishte fitorja e dytë e Dritës në plejofin për inkuadrim në Superligë.
Drita ishte vendëse në ndeshjen e dytë të plejofit për kalim në Superligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjen e parë finale, Drita e kishte fituar 85:71. Dhe kështu pas dy fitoreve në edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Superligë.
Ardian Ibishi me 18 pikë, 12 kërcime e katër asistime ishte më i miri te Drita.
Jay Walker shënoi 20 pikë, nëntë kërcime e tre asistime, derisa te Proton Cable Prizreni Rron Dahsyla ishte më i dalluari me 23 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime.
Qendrim Ajazaj realizoi 21 pikë, dhjetë kërcime e katër asistime.