Sport

Prishtina triumfon thellë në BIBL

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë në xhiron e katërt të Ligës Ballkanike (BIBL).

Të martën mbrëma, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, skuadra kryeqytetase ka triumfuar me rezultatin 110:85 ndaj Ibarit të Rozhajës në kuadër të Grupit B të BIBL-it.

Për Prishtinën, kjo është fitorja e dytë, ndërkohë ka edhe dy humbje në katër ndeshje të luajtura këtë edicion.

Amerikani Wendell Mitchell me 35 pikë të shënuara ishte më i dalluari te Prishtina, i përcjell nga Dachon Burke (26) dhe Jetmir Zeqiri Zeqiri.

Tek Ibari që regjistroi humbjen e tretë në po aq ndeshje të luajtura deri më tash, në këtë garë më efikasit ishin Sedin Karavdiq e Luka Dmitroviq me nga 20 pikë të shënuara secili.