Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina sot kërkon kualifikimin në Stamboll

Sigal Prishtina është në kërkim të fitores së katërt rresht në po aq ndeshje të FIBA Europe Cup, por te kampionia e Kosovës në basketboll, pranojnë se këtë herë do të jetë shumë më vështirë, shkruan sot Koha Ditore.

Sigal Prishtina të mërkurën (sot, 17:00) do të luajë në "Gazanfer Bilge Arena" të Stambollit kundër Demir Insaatit dhe me një fitore eventuale, do të konfirmonte kualifikimin në fazën e dytë të grupeve, që është edhe qëllimi i saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja i takon Grupit G dhe Prishtina ka fituar tri ndeshjet e para të saj. Në dy ndeshjet e fundit mposhti Khimikun ukrainas, kurse në nismë të edicionit Belfius Mons-Hainautin në Belgjikë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.