Basketbollistët e Sigal Prishtinës thonë se do të kërkojnë fitoren ndaj Demir Insaatit turk në kuadër të FIBA Europe Cup, por zhvillimet e fundit në klub nuk tregojnë për të njëjtën ambicie edhe te të tjerët.
Prishtina i futet ndeshjes së fundit të fazës së grupeve pa lojtarin kryesor: Dardan Berisha, që ditë më parë firmosi me kampionin e Çekisë, Nymbruk, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja Sigal Prishtina - Demir Insaat zhvillohet të mërkurën në Prishtinë (19:30).
Dhe Prishtina mund ta mposhtë ekipin turk, por mund të mos i mjaftojë për kalim në raundin tjetër, pasi fati i saj varet edhe nga ndeshjet Khimik - Belfius Mons-Hainaut. Për të shkuar tutje, Prishtina duhet të fitojë me çfarëdo rezultati dhe të llogarisë në fitoren e Khimikut ukrainas, gjë që në pesë ndeshjet e para nuk e ka bërë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.