Sigal Prishtina është përforcuar nën kosh. Ekipi kryeqytetas të premten e ka prezantuar lojtarin amerikan Da’Quan Cook.
Cook (206 cm) luan në pozitën e qendrës dhe te Prishtina po shihet si përforcim i rëndësishëm për pjesën e mbetur të këtij sezoni.
34-vjeçari ka përvojë të madhe pasi ka luajtur në SHBA, Evropë, Afrikë dhe Azi.
Së fundmi, ai ka bërë karrierë në Arabinë Saudite te skuadra Al-Kohr ku ka luajtur me një mesatare prej 17.2 pikëve e 7.7 kërcimeve për ndeshje.
Gjithashtu, karrierë ka bërë edhe në Francë, Kanada, Bullgari, Kazakistan, Kinë dhe Katar.