Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Vëllaznimi prezanton amerikanin Cook

Qendra Da’Quan Cook është përforcimi më i ri te KB Vëllaznimi. Cook (205 cm) është prezantuar të premten tek ekipi nga Gjakova, pjesë e të cilit do të jetë deri në fund të këtij sezoni.

Cook ka përvojë të madhe ndërsa e njeh Superligën e Kosovës. Ai sezonin e shkuar ishte pjesë e Sigal Prishtinës për një periudhë të shkurtër, ku luajti në kampionat dhe Ligën Ballkanike.

Cook pati një mesatare prej 8 pikëve e 4 kërcimeve për ndeshje te Prishtina.

Ai karrierë ka bërë edhe në Tunizi, Katar, Marok, Arabi Saudite, Kazakistan, Francë, Britani , Kinë e shumë vende tjera.

Artikuj të ngjashëm