Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Vëllaznimi përforcohet me një holandez

Klubi i basketbollit Vëllaznimi është përforcuar me qendrën holandeze, Craig Osaikhwuwuomwam. Craig është 33-vjeçar dhe i gjatë 211centimetra.

Ai ka luajtur në të kaluarën për Apollo Amsterdam, Nijmegen Magixx, LËD Basket, Donar Groningen, Lamstede Hammers, BK Armex dhe Talinna Kalev.

“Craig njihet si lojtar me karakteristika të shumanshme dhe me shumë dimensione në sulm, duke pasur shkathtësi tjera. Emri i tij është i vështirë, ashtu siç do ta kenë të vështirë ekipet kundërshtare ta ndalin atë”, shkruan në njoftimin e KB Vëllaznimit.

Image
Artikuj të ngjashëm