Klubi i basketbollit, Prishtina, ka prezantuar Diamond Stonen, që në një sezon ka qenë edhe pjesë e Los Angeles Clippers në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Diamond Stone ka qenë pjesë e NBA-së në sezonin 2016-17. Luajti për vetëm 24 minuta te Clippers. Më pas ka pasur tre sezone në NBA G-League me skuadra të ndryshme.
Sipas njoftimit të Prishtinës, së fundmi lojtari ka qenë pjesë e Zavkhanit në Mongoli, “ku është paraqitur me mesatare monstruoze me double-double prej 27.4 pikë dhe 10.1 kërcime për ndeshje”.
Stone është 27-vjeçar.
Artikuj të ngjashëm