Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina në finale të Superkupës, eliminon Yllin

Sigal Prishtina ka kaluar në finale të turneut të Superkupës së Kosovës në basketboll, pasi në gjysmëfinale triumfoi ndaj Golden Eagle Yllit. Në duelin e luajtur të premten në kryeqytet, Prishtina triumfoi me shifrat 82:75.

Në finale të këtij turneu, Prishtina do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës që nis në orën 20:30.

Në ndeshjen ndaj Yllit, Prishtina ishte më e mirë në tri çerekët e parë të ndeshjes. Ndërsa, në të dytën e krijoi edhe epërsinë që ia mundësojë pastaj ta fitojë ndeshjen.

Ylli e fitoi vetëm periudhën e fundit, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta mposhtur Prishtinën.

Para Yllit, Prishtina në çerekfinale e mposhti Ponte Prizrenin kurse ekipi nga Suhareka ishte më i mirë se Vëllaznimi.

Edhe Prishtina e nis me fitore edicionin e ri Basketboll Prishtina e nis me fitore edicionin e ri

Kapiteni i Prishtinës, Dardan Berisha ishte më efikasi. Berisha ndeshjen e mbylli me 28 pikë të shënuara, ndërsa pikë dyshifrore realizuan edhe Dustin Thomas (17) e Lejson Zeqiri (16).

Edhe tek Ylli, tre lojtarë realizuan pikë dyshifrore. Rashun Davis pati 31 pikë, i përcjellë nga Henrik Shirko me 12 sosh dhe Malcolm Armstead (10).