Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina mposht Ponten në Prizren

Sigal Prishtina e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të Superligës në basketboll. Të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Prishtina fitoi ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 89:85.

Fisnik Rugova udhëhoqi Prishtinën drejt fitores. Ai për 40 minuta lojë realizoi 28 pikë e 10 kërcime. Edmond Azemi kontribuoi me 20 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Arian Qallaku kishte 25 pikë e nëntë asistime.

Ty Nichols u dallua te Ponte Prizreni me 22 pikë, pesë kërcime e tetë asistime. Urim Zenelaj realizoi 18 pikë e 10 kërcime kurse Josh Martin ndeshjen e përfundoi me 20 pikë e 10 kërcime.

Me dy fitore e tri humbje, Prishtina është ngritur në vend të gjashtë. Ponte është e katërta me bilanc të njëjtë.

Artikuj të ngjashëm