Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina kërkon që futbollistët e saj të mos luajnë në miqësoret e Kosovës

Klubi i futbollit Prishtina ka bërë kërkesë që lojtarët e ftuar nga Kosova të lirohen dhe të mos angazhohen për ndeshjet miqësore.

Në një deklarim për KOHËN, drejtori i Përfaqësueses, Muharrem Sahiti, ka thënë se një kërkesë të tillë e ka pranuar pozitivisht selektori Bernard Challandes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“U vlerësua se ka qenë kërkesë e arsyeshme pasi Prishtina planifikon të udhëtojë për përgatitje dhe ka plane për të treguar sukses në arenën ndërkombëtare. Tani selektori do të shohë mundësinë e zëvendësimit të lojtarëve të Prishtinës me lojtarë që janë këtu apo që bëjnë karrierë jashtë vendit. Lojtarët e Prishtinës janë të rëndësishëm po aq sa janë edhe miqësoret. Por kur janë në interesin e të gjithëve, ne duhet gjejmë pajtim", ka thënë Sahiti.

Futbollistët e Prishtinës të ftuar nga Kosova janë Gledi Mici, Endrit Krasniqi, Leonit Abazi dhe Lumbardh Dellova.