Kosova do të ketë të paktën një debutues në ndeshjet miqësore të këtij muaji. Të mërkurën është bërë e ditur se Emir Sahiti ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i ri i Kosovës, Alain Giresse.
Sahiti është pjesë e Hajdukut të Splitit dhe po ka edicion të suksesshëm. Ai për herë të parë ftohet nga Kosova.
“Emir Sahiti për herë të parë është ftuar në përfaqësuesen A të Kosovës, që i luan dy ndeshje miqësore”, ka njoftuar sajti zyrtar i skuadrës kroate.
Kosova më 24 mars luan miqësore me Burkina Fason në Prishtinë, ndërsa më 29 mars me Zvicrën në Zuerich.
Sahiti 23-vjeçar ka luajtur për U19 e U21 të Shqipërisë.
Artikuj të ngjashëm