Prishtina ka mposhtur thellë Lirinë 3 me 0 në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës për të vazhduar ndjekjen e liderit Feronikeli.
Ergyn Ahmeti shënoi golin e parë në minutën e 36-të, ndërsa një tjetër dygolësh e realizoi Meriton Korenica. Ky ishte goli i tij i gjashtë në tri ndeshjet e fundit për “Plisat”.
Prishtina mbetet e dyta në tabelë me tri pikë prapa liderit. Kryeqytetasit kanë 56 pikë të grumbulluara. Liria është e parafundit me 24 pikë.
