Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina e vendosur të kalojë xhiro në Champions

Ahmet Kandemir jo vetëm që dëshiron fitore në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, por synimi i tij është që Sigal Prishtina të triumfojë në të dyja përballjet me Tsmoki-Minsk.

Trajneri turk i Sigal Prishtinës në konferencën e mbajtur të hënën, ka paralajmëruar se ekipi i tij është në formë të mirë dhe se do të bëjë të pamundurën për të fituar, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sigal Prishtina përballet me skuadrën nga Bjellorusia në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve në basketboll. Ndeshja e parë do të zhvillohet të martën (sot) në Prishtinë prej orës 18:30, kurse ajo e kthimit pas dy ditësh (21 shtator) në Minsk. Takimi i parë luhet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë.

Sipas Kandemirit, Tsmoki-Minsk ka ekip të mirë, por jo edhe aq të mirë për ta eliminuar Prishtinën. Në rast të eliminimit në këtë raund, Sigal Prishtina aventurën evropiane do ta vazhdojë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.