Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtinën e presin edhe shumë ndeshje të forta

Udhëtimi i gjatë i Sigal Prishtinës në Bjellorusi nuk doli të jetë i suksesshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Kampionia e Kosovës në basketboll, të enjten mbrëma pësoi 89:74 nga Tsmoki-Minsk në ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina kishte humbur edhe ndeshjen e parë, të luajtur të martën në shtëpi (57:50) dhe kështu nuk ia doli të kalojë në raundin e dytë kualifikues të Championsit, garë në të cilën garoi për herë të parë.

Megjithatë, skuadra e kaltër i ka të garantuara edhe gjashtë ndeshje evropiane, përkatësisht edhe tri udhëtime të gjata.

Pas eliminimit në Champions, Prishtina do të vazhdojë garimin në FIBA Europe Cup, që është niveli i katërt i garave evropiane pas Euroligës, Euro Cup dhe Ligës së Kampionëve.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.