Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina kërkon mrekullinë në Minsk

Sigal Prishtina nuk ka çfarë të humbë në ndeshjen e dytë të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve përballë ekipit nga Bjellorusia, Tsmoki-Minsk, shkruan sot Koha Ditore.

Pas humbjes në ndeshjen e parë në shtëpi të martën mbrëma (57:50), Sigal Prishtina të mërkurën pasdite ka aterruar në kryeqytetin e Bjellorusisë me vetëm një qëllim - fitore. Kështu, ka deklaruar basketbollisti i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, një ditë para duelit të dytë me kampionin e Bjellorusisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja e dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet të enjten (sot) prej orës 18:00. Berisha ka insistuar se shtatë pikë epërsi nuk janë shumë dhe se Sigal Prishtina mund ta kthejë rezultatin në favor të vetin. Por ka pranuar se ky nuk do të jetë mision i lehtë për bardhekaltrit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.