Prishtina është e vendosur t'i paralajmërojë të gjitha skuadrat e Vala Superligës së Kosovës në futboll se në edicionin 2017/18 e kërkon titullin e kampionit, shkruan sot Koha Ditore.
Për ta bërë një paralajmërim të tillë, Prishtina po synon të startojë furishëm, duke e mposhtur Dritën qysh në xhiron e parë të këtij edicioni.
Takimi mes Prishtinës e Dritës, që do të zhvillohet në Drenas, të dielën, prej orës 17:00, është derbi i xhiros së parë të edicionit të ri të kampionatit të Kosovës në futboll.
Si Prishtina, ashtu, edhe Drita kanë bërë përforcime të shumta gjatë kësaj vere dhe të dyja ekipet llogariten pretendente për titullin e kampionit.
Prishtina edicionin e shkuar përfundoi në pozitën e dytë pas Trepçës '89, që u shpall kampione. Drita në elitë mbeti përmes barazhit, për herë të tretë rresht. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.