Klubi i futbollit Prishtina ka apeluar vendimin e Komisionit për Livencimin e klubeve të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Prishtina kërkon të shfuqizohet vendimi i Komisionit dhe t’i jepet licenca e UEFA-s për paraqitje në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.
Prishtina ankesën e ka bërë në organin e Apelit të FFK-së.
Prishtina në ankjesë ka prezantuar të gjitha konfirmimet e detyrimeve të shlyera dhe marrëveshjet që i kanë bërë me lojtarët. Për rastin e Leonit Abazit, Prishtina ka thënë se “është një rast shumë serioz që meriton vëmendje dhe konsideratë të veçantë”. KOHA posedon ankesën e Prishtinës të cilën do ta paraqesë të kompletuar.