Klubi i futbollit Prishtina ka dorëzuar të enjten ankesën në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv (KAS) të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Prishtina i është drejtuar KAS-it pasi nuk është licencuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për pjesëmarrje në gara evropiane.
Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës dhe në aspektin sportiv e ka të drejtën e paraqitjes në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Por FFK-ja nuk e ka licencuar Prishtinën për gara evropiane, ndërsa shkalla e dytë e federatës ka refuzuar ankesën e klubit prishtinas.
Kështu Prishtina ka vendosur t’i drejtohet KAS-it të KOK-ut. Drejtues të klubit janë shprehur optimistë se do të marrin përgjigje pozitive për pretendimet e paraqitura.