Sport

Prishtina 01 kalon në “Main Round”

Prishtina 01 ka kaluar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve në futbollin e sallës.

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës e edicionit të kaluar barazoi 1:1 në ndeshjen e tretë me Lubawan e Polonisë.

Golin për kryeqytetasit në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Poloni e shënoi Drilon Maxharraj, në minutën e 15-të.

Me barazimin 1:1, Prishtina 01 e fitoi Grupin D me shtatë pikë, me goldallim më të mirë se polakët.

Prishtina 01 shënoi dy fitore të thella, ndaj Utleiras së Norvegjisë dhe Isbjorninnit të Islandës.

Në “Raundin Kryesor”, Prishtina 01 në Grupin 7 do të luajë kundër Kauno Zhalgiris të Lituanisë, Kampuksen Dynamo të Finlandës dhe fituesit të Grupit G në raundin parakualifikues.

Këto ndeshje luhen më 24-29 tetor në Lituani, që është nikoqir i grupit.

Vetëm fituesi i grupit kalon në “Elite Round”.