Jose Maria Bartomeu ka njoftuar se Barcelona nuk do të emërojë pasardhësin e Luis Enriques deri pas 1 korrikut.
Duke folur për Barça TV, Bartomeu ka lavdëruar Enriquen, të cilin e ka quajtur si njërin prej trajnerëve më të mirë në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Luis Enrique ka qenë supertrajner për tre sezone. Ai është njëri prej trajnerëve më të mirë në histori të Barçës”, ka thënë presidenti i Barçës.
“Ai nuk do të jetë këtu sezonin e ardhshëm, por ne jemi të lumtur me punën që ai e ka bërë deri më tani dhe do ta bëjë deri në fund të sezonit”, ka shtuar Bartomeu
“Klubi do të vazhdojë ta përkrah, siç kemi bërë gjithmonë, sepse ne shpresojmë ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Lojtarët janë të pikëlluar, por do të vazhdojmë të punojmë”.
“Do të përballemi me disa procese dhe më 1 korrik do të njoftojmë emrin e trajnerit të ri”.