Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vazhduar me nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit që për synim e kanë përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.
Të premten MKRS-ja ka nënshkruar memorandum me komunën e Gjilanit për rindërtimin e stadiumit në këtë qytet. Sipas njoftimit të MKRS-së do të investohen 4,6 milionë euro për rindërtimin e stadiumit në Gjilan.
Stadiumi në Gjilan pritet të bëhet i kategorisë së katërt, ndërsa punimet pritet të zhvillohen deri në vitin 2022.
Memorandumi parasheh që obligimet financiare i takojnë MKRS-së, ndërsa Komuna do të zhvillojë procedurat e prokurimit. MKRS-ja dhe Komuna do të kujdesen për implementimin e projektit.
Në të vërtetë deri më tani jo shpesh janë respektuar afatet për të cilat janë nënshkruar memorandumet. Madje për disa objekte janë nënshkruar memorandume nga disa herë, ndërkohë që objektet nuk janë përfunduar. Palestrat në Istog dhe në Skënderaj kanë nisur të ndërtohen të paktën një dekadë më parë dhe nuk kanë përfunduar ende. Ka edhe raste tjera të kësaj natyre, raporton Koha.net.
-
Mbi 12 milionë euro do të investohen në stadiumin e Gjilanit
-
Pas stadiumit që u bë “histori”, ministria njofton për rinovimin e palestrës në Gjilan
-
MKRS investon 2,6 milionë euro për sport në komunën e Gjilanit
-
Premtohen 12 milionë euro për stadiumin në Prizren
-
MKRS-ja premton 4.5 milionë euro për stadiumin e Drenasit