Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portugalia urdhëron arrest shtëpiak për presidentin e Benficas

Një gjykatës në Portugali ka urdhëruar që presidenti i Benfica, klubi më i madh i futbollit në vend, të mbahet në arrest shtëpiak.

Luís Filipe Vieira, 72 vjeç, po hetohet për mashtrim të taksave, pastrim parash dhe krime të tjera.

Ai kishte qenë president i Benficas që nga viti 2003, por pezulloi mandatin e tij aktual të premten - dy ditë pas ndalimit të tij.

Avokati i Vieira thotë se klienti i tij "është i bindur për pafajësinë e tij".

Prokurorët dhe inspektorët e taksave kanë kontrolluar dhjetëra ambiente, përfshirë zyrat e klubeve.

Tre persona të tjerë që ishin ndaluar më parë për t'u marrë në pyetje janë liruar me kusht.

Edhe “Championsi” nis në Portugali, vendin ku hetimet për kurdisje dhe sulmet fizike janë rutinë për klubet Sport “Championsi” nis në Portugali, vendin ku hetimet për kurdisje dhe sulmet fizike janë rutinë për klubet

Prokurorët po hetojnë marrëveshje me vlerë më shumë se 100 milionë euro që mund të kenë rezultuar në humbje të mëdha për shtetin portugez dhe disa kompani.

Klubi me qendër në Lisbonë ka theksuar se nuk është nën hetim.

Pozicioni i presidentit të Benfica është marrë nga Rui Costa, një ish-yll i Benficas dhe zëvendëspresident.