Portugalia ka shënuar fitore të pastër në udhëtim te Republika e Çekisë dhe kryeson grupin. Portugezët të shtunën mbrëma në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë, fituan me rezultatin 4:0.
Dy gola për portugezët i shënoi Diogo Dalot, në minutën e 33-të dhe të 52-të, ndërsa nga një gol realizuan Bruno Fernandes në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë dhe Diogo Jota në minutën e 82-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Republika e Çekisë, mundësi të artë për të shënuar lëshoi Patrick Schick, pasi dështoi të realizonte nga penalltia në fundin e pjesës së parë.
Portugalia prinë në Grupin 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve me 10 pikë. Tetë pikë ka Spanja në vendin e dytë. Zvicra është e treta me gjashtë pikë, ndërsa e fundit është Republika e Çekisë me katër pikë.
Fituesi i këtij grupi do të vendoset të martën. Portugalia do të jetë nikoqire e Spanjës në Braga.