Liverpooli do të duhet të shpenzojë 67 milionë euro për ta transferuar Luis Diazin nga Porto gjatë afatit kalimtar të janarit. Klubi portugez do ta lërë të lirë 24-vjeçaruin vetëm nëse i paguhet klauzola.
Megjithatë, nëse Liverpoolit pret deri në verë për transferimin e Diazit, Porto do të jetë i gatshëm të ulë çmimin në 42 milionë euro.
Sulmuesi 24-vjeçar i Kolumbisë në 24 paraqitje ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar pesë herë. Ai me Porton ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.