Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri Karius i bashkohet Newcastlet

Portieri Loris Karius është përforcimi më i ri i Newcastle Unitedit. Karius është prezantuar të hënën tek ekipi anglez, me të cilin ka firmosur kontratë afatshkurtër. Ai ka firmosur kontratën deri në muajin janar të vitit të ardhshëm, me opsionin e vazhdimit deri në fund të sezonit.

Karius i bashkohet Newcastlet pas lëndimit të portierit Karl Darloë në stërvitje, në mënyrë që ta mbulojë mungesën e tij të gjatë dhe të ofrojë konkurrencë në ekip.

Gjermani 29-vjeçari te Newcastle është transferuar si lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit të shkuar i skadoi kontrata me Liverpoolin. Karius në vitin 2015 iu pat bashkuar Liverpoolit nga Mainzi, ndërsa ka luajtur i huazuar edhe te Beshiktashi e Union Berlini.