Loris Karius do të jetë futbollist i ri i Newcastleit.
Kështu ka njoftuar të enjten mediumi “Sky Sports” në Britaninë e Madhe.
29-vjeçari është pa klub dhe do të transferohet te skuadra e Premier Leagues pasi portieri i dytë i Newcastleit, Karl Darlow, është lënduar rëndë në stërvitjen e së mërkurës, ndërsa Martin Dubravka ka nënshkruar me Manchester Unitedin.
“Jam në moshë të mirë, jam i shëndetshëm, në formë të mirë fizike dhe po kënaqem shumë. Ende kam çfarë të jap. Dua të luaj në nivelin më të lartë dhe të tregohem sërish”, ka thënë më herët Karius në një intervistë dhënë për mediumin “Sky”.
Karius ka bërë karrierë te Liverpooli, Union Berlini, Beshiktashi e Mainzi në nivel seniorësh.