Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri i Lazios mund ta vazhdojë karrierën në Angli

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, mund ta vazhdojë karrierën në Angli.

Interesim për portierin e Lazios ka shprehur skuadra angleze, Tottenham, ka njoftuar gazeta italiane ‘Il Messaggero”, transmeton KTV.

Siç raportohet, presidenti i Lazios, Claudio Lotito për ta liruar portierin 24-vjeçar, ka kërkuar rreth 40 milion euro.

Tottenhami e sheh portierin e parë të Lazios si zëvendësues të portierit francez, Hugo Lloris.

Presidenti i Lazios, Lotito është thënë se më herët kishte refuzuar një ofertë 30 milonëshe të ofruar nga Liverpooli.

Strakosha me Lazion ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.