Ponte Prizreni e ka fituar bindshëm derbin kundër rivalit lokal, Bashkimit. Ndeshja e mbetur e xhiros së 20 të Superligës së Kosovës në basketboll, e zhvilluar të martën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” është mbyllur me rezultatin 117:95 në të mirë të Ponte Prizrenit.
Me këtë fitore, Ponte Prizreni rikthehet në krye të tabelës, me 35 pikë të mbledhura derisa Bashkimi mbetet i gjashtë me 31 pikë. Landon Tagliaferro me 30 pikë të shënuara, ka udhëhequr Ponte Prizrenin drejt këtij triumfi derisa me lojë të mirë, u veçuan edhe Kwame Vaughn (26), Divine Myles (23) e Arti Hajdari (20). Te Bashkimi, vetëm tre lojtarë e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Më efikasi ishte Musab Mala me 22 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime. Millosh Latkoviq pati 28 pikë derisa Obinne Oleka shtoi 23 pikë e 14 kërcime por që nuk evituan humbjen e Bashkimit.