Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pontes i takon derbi prizrenas

Ndonëse ka siguruar pozitën e parë për stinorin e rregullt, Ponte Prizreni e ka fituar derbin e qytetit ndaj Bashkimit.

Të dielën pasdite, Ponte fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 102:92. Ponte është e para me 46 pikë dhe në plejof do të startoj nga vendi i parë.

Ndërkohë Bashkimi i ka 38 pikë dhe nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në plejof. 38 pikë i ka edhe Trepça. Ndeshja i takoi xhiros së parafundit të Superligës në basketboll.

Divine Myles shkëlqeu te Ponte Prizreni duke realizuar 31 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Joshua Martin kishte 15 pikë e 13 kërcime, ndërsa pikë dyshifrore realizuan edhe Landon Taliaferro (20), Blend Matoshi (18) e Urim Zenelaj (16).

Obinee Oleka u dallua te Bashkimi me 18 pikë e 10 kërcime. Milosh Latkoviq realizoi 16 pikë e 11 asistime, kurse Musab Mala shënoi 18 pikë.