Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Polonia dhe Turqia, opsione për duelin mes Moldavisë e Kosovës

Foto: Driton Paçarada / KD

Kur kanë mbetur edhe gjashtë muaj te përballja mes Përfaqësueses së Moldavisë dhe Kosovës në kuadër të Grupit 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve, Federata e Futbollit të Moldavisë tashmë ka konfirmuar se kjo ndeshje do të zhvillohet në terren neutral, për shkak se shteti i tyre nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Fillimisht, në federatën moldave kanë pranuar se në mendje kishin tri opsione, por duke pasur parasysh se edhe Rumania ka qëndrim të ngjashëm si Moldavia në lidhje me njohjen e Kosovës, ky numër është reduktuar, transmeton Koha Ditore.

Kështu që ndeshja mes Moldavisë dhe Kosovës, e paraparë të luhet më 3 shtator prej orës 20:45, do të zhvillohet në Poloni ose Turqi, varësisht ku federata moldave arrin marrëveshje.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga nënkryetari i federatës së Moldavisë, Dragos Hincu në një deklarim për mediat e këtij vendi.

Në të vërtetë, ndeshja e Kosovës në udhëtim kundër Moldavisë do të jetë e para në kuadër të edicionit 2020/21 të Ligës së Kombeve.

Hincu ka pranuar se zhvillimi i ndeshjes kundër Kosovës do t’i shkaktojë shumë telashe Moldavisë, që do të jetë pa përkrahjen e madhe të tifozëve dhe do të ketë probleme të mëdha organizative.

Edhe Moldavët janë grumbulluar para Kosovës, por kanë tetë humbje rresht dhe pak lojtarë në nivel të lartë Sport Moldavët janë grumbulluar para Kosovës, por kanë tetë humbje rresht dhe pak lojtarë në nivel të lartë

“Ka dallim shumë kur organizon një ndeshje në shtëpi, prej asaj në një shtet tjetër ku je në cilësinë e organizatorit. Vështirë se ndeshja me Kosovën mund të luhet në Moldavi, kështu që tashmë jemi duke shikuar për opsionet. Për shkak se nuk mund të luajmë në Rumani, pasi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, opsione për ne mbeten Polonia dhe Turqia. Po shikojmë për një zgjidhje, që do të jetë më e mira e mundshme”, ka pranuar Hincu për “MoldFootball”. “Po analizojmë çdo skenar të mundshëm, pasi e kemi parasysh se do të ketë vështirësi që këtë ndeshje ta luajmë në shtëpi, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Republika e Moldavisë”.

Në fakt, problemet për ndeshjen mes Moldavisë dhe Kosovës i ka nxjerrë në pah përzgjedhësi i ekipit moldav, Engin Firat....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)