Napoli ka njoftuar se futbollisti i krahut, Matteo Politano, ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.
“Napoli informon se Matteo Politano ka dalë pozitiv për Covid-19 pas testit që iu bë të premten. Lojtari i cili i ka marrë dy dozat e vaksinës, është pa simptoma dhe është në shtëpinë e vet, i izoluar”, shkruhet në njoftimin e Napolit.
28-vjeçari Politano ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion dhe ka kontribuuar me dy gola e katër asistime.
Napoli viziton Interin të dielën në ndeshjen që luhet në orën 18:00.
Hirving Lozano pritet të luajë në sulmin e Napolit bashkë me Victor Osimhenin dhe Lorenzo Insignen.
Artikuj të ngjashëm