Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Policia po e kërkon hajnin që duket si Kane

Tifozët e Bayern Munichut kanë bërë shaka me lajmin se policia në Londër është duke e kërkuar hajnin që ka ngjashmëri me yllin e Bayern Munichut, Harry Kane, ka shkruar gazeta gjermane “Bild” të premten.

Një grua është grabitur në fund të muajit tetor në Richmond në Londrën Perëndimore dhe tani policia është në kërkim të tij. Ata kanë shfaqur fotografitë se si mund të duket personi që e kreu vjedhjen, dhe ka shumë ngjashmëri me kapitenin e Anglisë dhe thuhet se është i moshës 20 deri në 30-vjeçare.

Edhe sulmuesi i bavarezëve, Kane, është 30-vjeçar. Shumë njerëz kanë përdorur rrjetet sociale për ta komentuar lajmin.

“Kam menduar se Harry Kane është transferuar në Mynih”, ka shkruar një prej tyre.

Kane po shkëlqen në këtë edicion me Bayern Munichun dhe me Anglinë, ndërsa përfiton 25 milionë euro te skuadra e madhe gjermane.