Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Policia nis hetimet për djegien e flamurit të Serbisë në palestrën në Gjakovë

Djegia e flamurit të Serbisë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Vëllaznimit dhe Trepçës nuk po kalon në heshtje. Tifozët e Vëllaznimit të Gjakovës, Kuqezinjtë e Jakovës, kanë djegur flamurin e Serbisë në ndeshjen e luajtur të dielën mbrëma në palestrën “Shani Nushi”.

Lidhur me këtë rast kishin shkruar mediat në gjuhen serbe në Kosovë dhe mediat në Serbi, të cilat e kishin vlerësuar skandal.

Dhe Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se tashmë është iniciuar rast penal për hetim.

“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast penal për hetim ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’. Rasti është duke vazhduar me hetime. Deri në këto momente nuk ka ndonjë të arrestuar”, shkruan në një përgjigje të Policisë së Kosovës për KOHËN.

Nga tifo-grupi gjakovarë kanë deklaruar se tashmë ka edhe të arrestuar.

Edhe Arrestohet një person për djegien e flamurit të Serbisë në palestrën në Gjakovë Sport Arrestohet një person për djegien e flamurit të Serbisë në palestrën në Gjakovë

Djegia e flamurit të Serbisë ndodhi derisa tifozët, të njohur për qëndrimet pro-shqiptare, po këndonin një këngë kushtuar Mitrovicës. Pas këngës për Mitrovicën është thirrur “Shqipëri Etnike”. Thirrje të tilla janë të zakonshme në palestrat kosovare. Edhe djegie të flamurit të Serbisë ka herë pas here.

“Kuqezinjtë e Jakovës” përmes faqes në Faceboo” kanë postuar “komunikatë për mediat serbe të instaluara në Kosovën e Shqipërisë”.

Ky tifo-grup ka paralajmëruar se edhe në të ardhmen do të veprojë njëjtë.

“Këtë komunikatë po e nisim me një urim. Urime, ia dolët t’i gëzoni zagarët tuaj, policia ndërmori masa dhe po arreston djemtë e kuqezinjve. Po ua bëjmë me dije, hapni burgje se do kallim në çdo ndeshje flamurët e tyre. Neve na u kallën shtëpitë, familjarët e zemrat tona dhe askush nuk hetoi asgjë. Ishim prezent në të gjitha luftërat, në të gjitha frontet. Ne jemi bijtë e dëshmorëve, e luftëtarëve të qytetit tonë. Ua kemi borxh t’ua mbrojmë nderin”, shkruan në postimin.

Ndeshja Vëllaznimi – Trepça ishte dramatike. Vëllaznimi fitoi dhe pas ndeshjes të gjithë tifozët nisën një këngë të njohur kushtuar Gjakovës dhe ushtarëve të UÇK-së nga ky qytet.

Edhe FBK-ja inicion procedurë disiplinore ndaj Vëllaznimit për djegien e flamurit të Serbisë Sport FBK-ja inicion procedurë disiplinore ndaj Vëllaznimit për djegien e flamurit të Serbisë

Videoja e momentit të djegies së flamurit të Serbisë është postuar edhe në rrjete sociale.