Paul Pogba s’dëshiron që të jetë më pjesë e Manchester Unitedit, thotë Gary Neville, me spekulimet rreth transferimit të tij në Real Madrid dhe ndikimin e agjentit të tij, Mino Raiola, kanë bindur mesfushorin francez për këtë.
E ardhmja e francezit në Old Trafford është vënë në pikëpyetje përgjatë tërë këtij sezoni, me rezultatet jo të mira sidomos gjatë kohës sa Jose Mourinho po e drejtonte klubin, transmeton Koha.net.
E Neville beson se ditët e 26 vjeçarit në Angli janë të numëruara, me fokusin e tij për t’u larguar nga Unitedi.
“Mendoj se ai është lojtar i klasit botëror. Nuk mendoj se ai dëshiron të jetë më këtu, ky është problemi i tij. E mendoj se kjo ka të bëjë edhe agjenti i tij. Ai po luan si dikush që më nuk dëshiron të jetë këtu. E dimë ndikimin që ka në të agjenti i tij, dhe ai po luan si dikush që e ka mendjen tjetër kund”, u shpreh Neville për Sky Sports.
Pogba ka kontratë me Unitedin deri më 2021, derisa raportohet se Real Madridi është i gatshëm të lëvizë në verë për shërbimet e tij.