Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola ia ka ofruar klientin e tij skuadrës së Barcelonës, ka njoftuar të premten “ESPN”.
Pogba është i vendosur të largohet nga Manchester Unitedi pas përfundimit të këtij edicioni dhe agjenti i tij, po përpiqet të gjejë zgjidhjen më të mirë të mundshme për mesfushorin francez.
Mesfushori francez ka kontratë me Unitedin deri në fund të këtij edicioni dhe ende nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin me ekipin anglez, përkundër dëshirës së madhe të zyrtarëve të klubit për ta mbajtur në “Old Trafford”.
Mësohet se Raiola tashmë ka kontaktuar me drejtuesit e Barçës për Pogban që në verë mund të transferohet si lojtar i lirë.
Më herët, Raiola ka kontaktuar edhe me Real Madridin e Juventusin, ekipe që gjithashtu janë të interesuara për Pogban, i cili këtë sezon ka shtatë asistime në nëntë ndeshje.