Sport

Pogba prioritet i Juventusit

Juventusi është në kërkim të një mesfushori. Trajneri Massimilano Allegri nuk llogarit në shërbimet e Aaron Ramseyt dhe të Adrien Rabiotit. Klubi italian do t’i shesë të dy lojtarët gjatë janarit, pasi nuk kanë arritur ta bindin trajnerin Allegri.

Me shitjen e këtyre dy mesfushorëve klubi po synon të sjellë në Torino, Paul Pogban.

Mesfushori francez në verën e viti të ardhshëm do të jetë futbollist i lirë.

Për Pogban interesim ka shprehur edhe PSG-ja.