Tërmeti tragjik që goditi disa zona të Shqipërisë ditën e djeshme ka bërë që ky lajm të mbërrijë në pothuajse çdo cep të botës.
Mes njerëzve që janë informuar për këtë fatkeqësi natyrore ka qenë edhe ylli francez i futbollit, Paul Pogba, raporton Koha.net.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, mesfushori i Manchester Unitedit Pogba ka vendosur flamurin kuqezi si dhe mbishkrimin: “Lutu për botën – Lutu për Shqipërinë”.
Pray for the World ? #PrayForAlbania pic.twitter.com/aJTZgHR7da
— Paul Pogba (@paulpogba) November 27, 2019
Nga tërmeti i djeshëm në Shqipëri, raportohet për 30 persona që kanë humbur jetën, ndërsa mbi 650 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Artikuj të ngjashëm
-
De Biasi nuk harron Shqipërinë, organizon mbledhje fondesh për familjet e prekura nga tërmeti
-
Ku mund të dhuroni online ndihmë për të prekurit nga tërmeti
-
Macron shkruan shqip: Solidarizohemi me Shqipërinë, janë nisur ekipe të sigurisë civile
-
UEFA: Jemi të pikëlluar nga tërmeti në Shqipëri
-
De Biasi shpreh dhimbjen për viktimat e tërmetit në Shqipëri